“O Zot… a është e vërtetë?” Momenti përlotës kur 23 vjeçari merr lajmin se mund të ecë sërish

Advertisement

Prej mëse 365 ditësh në një karrige me rrota, i bindur se jeta e tij mbase kurrë nuk do të zgjidhet  nga ajo nyje gordiane… momenti kur aksidentalisht ra nga kati i katërt i pallatit.

Loading…E para mrekulli, ishte se ai i shpëtoi me jetën rënies nga lartësia e madhe.

E papritmas, ky 23 vjeçar pa me sytë e tij sesi mijëra shqiptarë u bënë bashkë me një qëllim të vetëm, për t’i falur shpresën, për t’i dhënë mundësinë që ai një ditë të çohet në këmbë dhe të hedhë tutje karrigen me rrota.

Kjo ka ndodhur në emisionin “Për Shqiptarët”, atje ku Rajli rrëfeu historinë e tij të dhimbshme, sesi mbeti i paralizuar në moshën 23 vjeçare. Ishte Elvis Naçi ai i cili i komunikoi se shpresat që ai të ecë sërish janë të mëdha, se mjekët jashtë shtetit thonë se ky 23 vjeçar nga Tirana, mund të ngrihet në këmbë.

Brenda një kohe rekord dhe të shkurtër, shqiptarët zemërmirë iu bashkuan maratonës së bamirësisë e cila zgjati veçse pak orë. Shqiptarët mblodhën brenda pak orëve plot 80 mijë euro, para të cilat do të mundësojnë kurimin e operimin e Rajlit.

Kjo ishte dhe mrekullia e dytë.

Nga studio e “Për Shqiptarët”, Elvis Naçi i komunikoi lajmin e madh të riut.

Elvisi: Të shumtë janë donatorët nëpër botë. Më thonë se kur ke diçka që mund të na afrosh dhe neve, me të mirën, me shpërblimin dhe me bekimet e Zotit, të mos na lësh anash. Unë fola me Kushtrimin dhe Kujtimin, dy djem të mrekullueshëm që Zoti ua ka bërë mbarë. Së bashku ata dhuruan 15 mijë dollarë secili për ty. Shtype këtë buton të lutem, sepse ne ia kemi arritur Rajli.

Rajli shpërtheu në gëzim, ndërsa nëna e tij, ajo e cila kujdesej çdo sekondë për djalin, s’mundi dot më t’i mbajë lotët. Në studio dhe gjyshja e të riut, ajo e cila e kishte pritur nipin në shtëpi për drekë, ditën kur 23 vjeçari u rrëzua nga kati i katërt… dhe një fjalë që të thyen zemrën, e cila vjen po nga gjyshja që nuk po e beson ende lajmin e mirë… “A është e vërtetë?” thotë e moshuara e cila bekon këdo shqiptar që dhuroi për nipin.

Elvisi: Është një gjë e jashtëzakonshme që të mblidhen brenda emisionit donacionet. Po bëhet një mrekulli Po të them se mjekët për ty japin shpresa të mëdha, shqiptarët e mrekullueshëm bënë donacionet, do të mundohemi maksimalisht që të çohesh në këmbë, të përqafosh nënën, babain, motrën e gjyshen e të gjithë të dashurit…

Nuk na mbetet veçse të lutemi që për Rajlin gjithçka të shkojë mirë, që mrekullia e tretë të jetë fare pranë, në anën tjetër të kthesës.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *