Erdhi të falenderojë nënën, djali në karrige me rrota merr lajmin e jetës nga Elvisi

Advertisement

Djali 23 vjeçar nga Tirana, ka derdhur lot gëzimi në studion e “Për Shqiptarët” këtë mbrëmje, kur mësoi për një surprizë të madhe që i jep shpresë.

Në emisionin “Për Shqiptarët” Rajli erdhi 1 vit pas aksidentit për një gjest human dhe tepër të bukur. T’i thotë nënës së tij, faleminderit.

Por Rajli nuk e priste kurrsesi, se në shtëpinë e shqiptarëve, do të merrte një lajm që do t’i sillte lot gëzimi. Elvis Naçi i tha se janë bërë të gjitha përpjekjet për të gjetur mundësinë e kurimit të të riut. Elvisi i dha lajmin e madh të riut, se ai ka shanse të çohet sërish në këmbë përmes një ndërhyrje jashtë shtetit.

Elvisi: Desha të ndaj një lajm me ju. Tani, ti ishe një nga rastet më prekëse, për moshën që ke, për sprovën që ke. Desha t’i lajmëroj shqiptarët. Ne kemi pyetur mjekë nëpër botë dhe sikur neve, fati, e mira na ndjek. Nëse Rajli bën një operim, që kushton 80 mijë euro, shpresat janë që ne Rajlin ta shohim të ecë, jo në karrige me rrota.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *